Y​akin shpërthen ndaj VAR-it pas eliminimit të Zvicrës: “Ky rregull nuk ka të bëjë me futbollin”

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, kritikoi ashpër vendimin e VAR-it pas humbjes 3-1 ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar kartonin e kuq të Breel Embolos si vendim që “shkatërroi ndeshjen”.

“Nuk kishte absolutisht asnjë arsye për t’i dhënë karton të verdhë. Ishte një situatë e padëmshme. Ky është një rregull i papranueshëm. Nuk ka të bëjë me futbollin,” tha Yakin.

Sipas tij, Zvicra kishte marrë kontrollin e lojës pas barazimit të Dan Ndoye, por gjithçka ndryshoi pas përjashtimit të Embolos.

“Ne po dominonim dhe po e kontrollonim ndeshjen. Djemtë e mi janë heronjtë e vërtetë. Humbja në këtë mënyrë është shumë e dhimbshme,” shtoi tekniku zviceran.

Edhe mesfushori Remo Freuler kërkoi sqarime nga FIFA për ndërhyrjen e VAR-it.

“Nuk e kuptoj si VAR mund të marrë një vendim të tillë. FIFA duhet të na e shpjegojë,” deklaroi ai.

Yakin mbrojti gjithashtu Embolon, i cili u largua nga fusha me lot në sy.

“Nuk e fajësoj fare. Ai është i shkatërruar sepse nuk mundi ta ndihmonte ekipin. Ishte një gabim i arbitrimit,” përfundoi trajneri.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU