Mes lotësh e dashurie, Xhensila Myrtezaj i kushton fjalët më prekëse vajzës së saj në 8-vjetor

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të veçantë për vajzën e saj, Ajkën, e cila feston ditëlindjen e saj të tetë, shkruan Raporto24.

Përmes një postimi në “Instagram Story”, artistja ka ndarë një fotografi të ëmbël të Ajkës, të shoqëruar me fjalë plot dashuri. Ajo e cilëson të bijën si dhuratën më të bukur që jeta i ka falur dhe shprehet krenare që e sheh të rritet e të shndërrohet në një vajzë të mrekullueshme.

“Nuk ka ditë që nuk je arsyeja e buzëqeshjes sime”, shkruan Xhensila, ndërsa premton se do të jetë gjithmonë pranë saj për ta mbështetur, mbrojtur dhe dashur pa fund.

Në përfundim të mesazhit të saj, këngëtarja uron: “Gëzuar 8-vjetorin, Ajka ime!”, duke e shoqëruar dedikimin me emoji zemrash dhe torte ditëlindjeje.

Screenshot

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU