Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë narkotike në Dubravë

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e gjashtë telefonave mobilë dhe rreth 480 gram substancë të dyshuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kjo është bërë e mundur nga një aksion i realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese.

“Gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gram substancë të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar hetimet e brendshme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU