Tre të lënduar në një aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Pejë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielen në rrugën Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Llazicë (rruga Prishtinë–Pejë), ku ishin të përfshira dy automjete.

“Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa asnjëri prej tyre nuk është hospitalizuar, pasi janë liruar për në shtëpi. Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj për KosovaPress.

Sipas tij, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU