Kane pas humbjes ndaj Anglisë: Na duhet të gjejmë atë pjesë që na mungon në fazat e vonshme të turneut

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur për BBC pas humbjes së dhimbshme 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit.

Ndonëse i zhgënjyer nga eliminimi, sulmuesi anglez theksoi se skuadra po i afrohet gjithnjë e më shumë trofeut të madh.

“Kemi pasur shumë momente të mira në këtë turne, shumë ndeshje të mira dhe arritëm një tjetër gjysmëfinale. Ne po trokasim në derë, jemi afër, thjesht na duhet të gjejmë atë pjesë që na mungon në fazat e vonshme të turneut,” u shpreh Kane.

Ai pranoi se turne të tillë kërkojnë një konsum të jashtëzakonshëm fizik dhe mendor, duke shtuar se skuadra tregoi karakter të fortë gjatë gjashtë apo shtatë javëve të fundit, por se në fund u mungoi vetëm detaji i fundit për të shkruar historinë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU