Enver Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se i ka gjetur të fortë dhe me besim në të vërtetën

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj u shpreh se, ndonëse pritja ka qenë e gjatë, fundi i saj po afrohet.

“Ka pritje që zgjasin shumë. Ka ditë që numërohen një nga një. Por ka edhe momente kur e ndjen se fundi i kësaj padrejtësie po afrohet”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai bëri të ditur se gjatë vizitës i ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Sot i vizitova miqtë e mi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë. I gjeta të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën”, ka theksuar ai.

Hoxhaj ka shtuar se shtatori po afrohet, duke iu referuar muajit kur pritet shpallja e aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Shtatori është gjithnjë e më afër. Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë, aty ku e kanë vendin”, ka përfunduar Hoxhaj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU