Drita ka nxjerrë një barazim 1-1 si mysafire përballë Florianës në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në UEFA Conference League.
Pas një pjese të parë pa gola, takimi në “Centenary Stadium” dhuroi një fund mjaft dramatik, i cili u karakterizua edhe nga një ndërprerje e energjisë elektrike në stadium për disa minuta, çka bëri që loja të ndërpritej përkohësisht përpara se të rifillonte sërish.
Skuadra gjilanase kaloi në avantazh në minutën e 90-të përmes Liridon Balajt, por vendasit barazuan shifrat në minutën 90+12′ me anë të Amar Drinës.
Përgjatë gjithë sfidës Drita ishte më ngacmuese përpara portës duke regjistruar 16 tentativa (6 në kuadrat), përkundër 13 goditjeve të maltezëve.
Gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin tutje, ndërsa skuadra që do të kalojë në rrethin tjetër do të përcaktohet javën e ardhshme, kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit më 28 korrik.
KosovaPress


