Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari.
Sipas projektit kërkimor Stop Femicide, 17 gra kanë qenë tashmë viktima të femicidit këtë vit. Autorët e dyshuar në dy rastet më të fundit janë burra mbi 50 vjeç.
Siç është shprehur për gazetën “NZZ am Sonntag” profesoresha e Universitetit të Lozanës, Delphine Roulet-Schwab, “gjenerata më e vjetër shpesh mbetet në marrëdhënie toksike martesore për shumë më gjatë”, transmeton albinfo.ch. Situata shpërthen në gjysmën e dytë të jetës kur një ndryshim i madh, siç është ndarja ose dalja në pension, e kthen strukturën familjare përmbys.
Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari, shkruan gazeta.
Një numër i lartë pritet përsëri për vitin 2026 – vitin e kaluar organizata numëroi 27 femicide.


