Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 në fshatin Studime.
Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, ku një femër raportohet se ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, ka deklaruar Hoxha për
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë reaguar ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar në vendin e ngjarjes, derisa policia po zhvillon hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit”, tha Hoxha.
Ai ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik, duke theksuar se ditëve të fundit janë shënuar disa aksidente me pasoja fatale.





