Plagoset një person në Vushtrri, i dyshuari në arrati

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Vushtrrisë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Silnicës, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet përkatëse.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person ishte plagosur me armë zjarri.

“Personi i lënduar, mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje për gjendjen e tij shëndetësore. Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona, të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarje”, ka deklaruar Zahiti.

Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me prokurorin kompetent, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU