Ky është i plagosuri në të shtënat me armë në Prizren – Ndodhet në Emergjencë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën sot në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i plagosuri është Hill Paluca.

Sipas burimeve të Sinjalit nga Emergjenca, ai është dërguar për trajtim mjekësor menjëherë pas incidentit, ndërsa po merr ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të përfshirë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU