Malisheva fantastike, fiton pastër në Prishtinë ndaj Hibernian

Malisheva ka arritur një fitore të madhe në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga Thomas Brdaric triumfoi pastër 2:0 ndaj ekipit të njohur skocez, shkruan Gazeta Express.

Kreshnik Uka kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 90-të, Nafiu realizoi për 2:0, e që ishte epilogu i këtij takimi.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Skoci dhe Malisheva është shumë pranë kalimit në raundin e tretë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU