Përplasje gjatë debatit në TËVË1, panelisti Mustafë Kadriaj mësyn drejt Nexhmedin Spahiut, ndërpritet transmetimi

Ka eskaluar debati gjatë një debati në TËVË1 ndërmjet të ftuarve në studio.

Analisti Mustafë Kadriaj ka provuar të sulmojë analistin Nexhmedin Spahiu pas një tensioni mes tyre.

Kjo ka ndodhur pikërisht në momentin kur Kadriaj donte të largohej nga studio.

Por, ai, sipas pamjeve, u kthye për t’iu vërsulur Nexhmedin Spahiut, ndërsa ky i fundit e kapi gotën për t’u mbrojtur.

Por, në momentet kritike, regjia ka larguar pamjet nga ky “zhvillim” në studio dhe nuk dihet nëse sulmi është kryer nga Kadriaj. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU