​Sulm me armë në Seattle: Dy të vrarë dhe pesë të plagosur, i dyshuari në pranga

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë 2-vjeçar, pasi shpërthyen të shtënat me armë në një festival të mbushur me njerëz pranë Space Needle në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas AP, policia arrestoi një të dyshuar, ndërsa është në kërkim të një tjetri, për të cilin besohet se shkëmbeu të shtëna me të dyshuarin e arrestuar, transmeton KosovaPress.

Autoritetet thanë se nuk ka më rrezik për publikun. Të shtënat ndodhën rreth orës 18:00, gjatë festivalit treditor “Bite of Seattle”, i cili mbledh qindra shitës ushqimesh, tregtarë dhe artistë.

Katër të plagosurit, përfshirë fëmijën 2-vjeçar, janë në gjendje stabile. Të pranishmit përshkruan skena kaosi, me njerëz që vraponin për t’u larguar dhe fshiheshin në ndërtesat përreth. Festivalit, i cili mbahet që nga viti 1982, i marrin pjesë rreth 350 mijë persona gjatë tri ditëve.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU