Reth orës 11:00, një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,shkruan Raporto24
Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, duke vështirësuar qarkullimin në këtë segment rrugor. Drejtuesve të mjeteve u rekomandohet të kenë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë në vendin e ngjarjes./Raporto24






