REL: Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA – A është ky problem?

Kosova nuk ka më asnjë kontratë aktive lobimi në SHBA, ndërsa ekspertët ndahen nëse kjo është dobësim i pranisë në Uashington apo një mundësi për të forcuar diplomacinë.

Në vetvete, ky është vetëm një fakt. Por, në praktikë hap një debat më të gjerë: sa rëndësi ka lobimi për një shtet të vogël që mbështetet te Shtetet e Bashkuara si aleati i tij më i rëndësishëm politik dhe i sigurisë?

Përgjigjja nuk është njësoj për të gjithë.

Për disa njohës të politikës amerikane, mungesa e kontratave të lobimit është shenjë se Kosova ka reduktuar praninë e saj në Uashington në një kohë kur duhet ta forconte atë.

Të tjerë argumentojnë se problemi nuk janë firmat e lobimit, por mungesa e një strategjie të qartë të politikës së jashtme dhe e një diplomacie më aktive.

Debati zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së kanë kaluar disa sprova.

Dialogu Strategjik mes dy vendeve, i paralajmëruar prej kohësh, nuk ka nisur ende.

Në vitet fundit, zyrtarët amerikanë kanë kërkuar vazhdimisht edhe uljen e tensioneve në veri dhe përparim në dialogun me Serbinë, ndërsa kanë përsëritur se presin një partner të qëndrueshëm dhe funksional në Prishtinë.

Hovenier për REL-in: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

https://www.evropaelire.org/a/kosova-nuk-ka-me-kontrata-lobimi-ne-shba/33813884.html

https://www.evropaelire.org/a/kosova-nuk-ka-me-kontrata-lobimi-ne-shba/33813884.html

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU