Në edicionin e sivjetëm të Kupës së Kosovës, organizuar nga Federata e Kicbox-it të Kosovës, Nart Mehmeti me dy paraqitje, një fitore bindëse në gjysmëfinale dhe një fitore fantastike në finale ndaj dy kundërshtarëve më të mëdhenj në moshë, shpallet fitues i Kupës së Kosovës në Kickbox (-71 kg) në disiplinën Low Kick.
Ky triumf është dëshmi e talentit, disiplinës, punës së palodhur dhe guximit të Nartit për t’u përballur me sfida të mëdha konkuruese.
Para një kohe, Narti së bashku më vllaun e tij Artor Mehmeti kanë zënë vendin e 3-të në WAKO World Cup organizuar në Antalya të Turqisë, duke i sjellur Kosovës dy medalje të bronzëta me që rast u nderuan me mirënjohje nga U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ky sukses i dedikohet trajnerit Migjen Shala dhe klubit, “Fight Club Arber” për këtë arritje të merituar si dhe Federatës së Kickboxit për organizimin e shkëlqyeshëm të Kupës së Kosovës në Kickbox ku shumë talent të rinj po dëshmohen çdo ditë në sportet luftarake.






