Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani, ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të veçantë me motrën e Mateos, Kejsin, shkruan Raporto24.
Dyshja shfaqen krah njëra-tjetrës të buzëqeshura dhe duket se kanë një raport shumë të afërt e të ngrohtë.
“Me zeshkanen më të bukur në botë”, ka shkruar Brikena krahas fotos, duke i bërë një dedikim të ëmbël Kejsit.
Ky postim vjen në një kohë kur Brikena dhe Mateo vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut me lidhjen e tyre.






