Modelja turke, e njohur për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin Butrint Imeri, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Ajo publikoi një fotografi nga palestra në InstaStory, ku u shfaq në formë të shkëlqyer fizike, duke vënë në pah linjat e saj të tonifikuara.
Sezen vazhdon të jetë mjaft aktive në Instagram, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria, stërvitjet dhe stili i saj i jetesës. Edhe këtë herë, fotografia nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët vlerësuan dukjen e saj mbresëlënëse.






