Një apel i veçantë nga G-Bani, hap GoFundMe

Reperi i njohur G-Bani ka nisur një fushatë në platformën GoFundMe, përmes së cilës synon të mbledhë fonde për realizimin e projektit të tij më të ri muzikor, këngën “Assasin”, transmeton Raporto24.

Në një mesazh drejtuar fansave dhe dëgjuesve të tij, artisti ka bërë të ditur se hip-hopi me mesazh social sot po përballet me vështirësi të mëdha, ndërsa artistët e pavarur shpesh mbeten pa përkrahje nga industria muzikore, mediat e mëdha apo institucionet.

Pas më shumë se tri dekadash në skenë, G-Bani thotë se këtë herë i është drejtuar drejtpërdrejt publikut, me qëllim që të sjellë një projekt që trajton tema dhe histori që sipas tij shpesh mbeten të padëgjuara.

“Assasin” vjen si vazhdimësi e projekteve të tij me karakter protestues, pas këngëve “In Extrems” dhe “Diktatori”.

Sipas artistit, frymëzimi për këtë krijim lidhet edhe me zhvillimet politike e sociale në Shqipëri, duke përmendur protestën e 26 korrikut 2026 pranë Kuvendit Popullor.

Fushata synon të mbledhë shumën prej 2,000 £, të cilat do të shfrytëzohen për realizimin e plotë të projektit, përfshirë orkestralen, regjistrimin, miksimin, masterizimin dhe videoklipin zyrtar të këngës.

Ky është linku për ‘Gofundme’!https://gofund.me/dff7cc512

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU