Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini i ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendojë akcizën për derivatet e naftës.
Ai thotë se ka kërkuar që mazha për import dhe shitje të derivateve të naftës të jetë së paku 2% për kurse mazha për shitje me pakicë të jetë rreth 10%.
“Kosova duhet të merr shembuj të mirë të shteteve të ndryshme për tejkalimin e krizës pas shtrenjtimit të energjisë, derivateve dhe të gjitha artikujt ushqimor. AKB-ja i propozon Qeverisë që përkohësisht deri në fund të verës të suspendon akcizën në derivate e cila do të ndihmon më shumë se 35 cent për çdo litër për çdo qytetar pavarësisht a është ai subjekt ekonomik apo subjekt individual”, tha ai.
Shahini thotë se është antikushtetues të kërkohet ndërhyrja në përcaktimin e mazhës, por Qeveria mund të marrë masa të tjera sic kanë bërë shumë shtete, duke i liruar qytetarët nga taksat dhe akciza.
“Kjo do të rimburësohet nga rritja e çmimeve nga TVSh-ja dhe dogana. Sipas analizave tona mbi 25 cent janë më shumë mjete të hyra për litër të planifikuara nga doganat dhe akciza, prandaj në këtë moment shteti dhe buxheti i saj nuk do të humb asgjë, do t’i merr të hyrat e planifikuara, këto të hyra janë të paplanifikuara, rritja e çmimit të derivateve, prandaj Qeveria duhet të reflektojë pozitivisht. Nëse do të hiqet akciza do të ishte e mjaftueshme që përkohësisht të mbulohen nga TVSh dhe dogana humbjet e akcizës. Në rast se kemi buxhet shtesë, edhe TVSh-ja të hiqet kjo do të ndikojë shumë më shumë në rritjen e mirëqenies tek te gjithë qytetarët për arsye se kriza i ka prek të gjithë”, shtoi ai.
“Qeveria vazhdimisht bizneseve po u kërkon uljen e mazhës, ndërsa vet nuk po reflekton, asgjë nuk po ndërmerr. Është antikushtetues të kërkohet ndërhyrja në përcaktimin e mazhës, është e garantuar me Kushtetutë, por nuk është antikushtetuese që shteti, Qeveria e vendit të lirojë përkohësisht nga akciza qytetarët e vet, siç është Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, dhe së fundmi Hungaria, i cili është çmimi më i lirë në Evropë me më së paku 22 cent, pikëshit për shkak se i ka liruar qytetarët e vet nga taksat dhe nga akciza për tejkalimin e krizës”.