No menu items!

45-vjeçarja për pak sa nuk vdiq gjatë seksit (FOTO)

Në një raport mjekësor i botuar në American Journal Case Report, tha se një 45-vjeçare nga Misisipi u dërgua me urgjencë në spital pasi përjetoi ndjesi të padurueshme therjesh në gjoks gjatë seksit.

Derisa po përjetonte knaqësinë maksimale gjatë seksit, gruaja papritur nuk po mund të merrte frymë.

Ajo gjithashtu papritmas u bë e përzier dhe luftoi për të marrë frymë.

“Pacientja po kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj, ajo ndjeu një shtrëngim në gjoks gjatë orgazmës”, thuhet në raportin mjekësor.

Mjekët e matën shtypjen e gjakut të gruas, e cila ishte alarmante, 220/140 mmHg, shkruan Indy100, transmeton Klankosova.tv.

“Pacientja kishte një histori mjekësore të kaluar të hipertensionit dhe më parë merrte tërapi, por ajo nuk i kishte marrë ilaçet për më shumë se 1 vit”, thuhej tutje në raport.

Ajo gjithashtu kishte konfirmuar se e pinte duhanit dhe ishte shprehur se pinte 6 deri në 7 cigare në ditë,

E njohur mjekësisht si sindroma akute e aortës ose AAS, sipas raportit gjendja e cila e kaploi 45-vjeçaren mund të jetë shumë kërcënuese për jetën.

Burrat kanë një shans më të lartë për tu diagnostifikuarme AAS, dhe mosha kulmore e diagnozës është rreth 65 vjeçare dhe nëse kjo gjendje nuk trajtohet mund të mund të çojë në vdekje.

Ndryshe, sipas studimeve 40 përqind e personave që kanë pasur AAS kanë vdekur menjëherë./klankosova.tv.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.