No menu items!

Gruaja e puth në buzë mbretin Charles për ta ngushëlluar: E bera sepse dukej i merzitur …

Mbreti i ri Charles III dhe bashkëshortja e tij Camilla, kanë mbërritur në Pallatin Buckingham.

Mbreti i ri ka përshëndetur turmat e qytetarëve të mbledhur dhe ka parë lulet e lëna për nder të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.Charles buzëqeshi dhe pati edhe shkëmbime bisedash të shkurtra me njerëzit që ishin rreshtuar për ta përshëndetur.

Momenti që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, është një qytetare e cila e ka puthur mbretin e ri në faqe. Videoja është bërë virale, ndërsa gruaja ka reaguar për mediat britanike duke u shprehur se nuk i kishte shkuar mendja kurrë se do të puthte një mbret.

Ai dukej i trishtuar. Nuk arrija ta besoja dhe i thashë, a mund të të puth? Dhe ai tha: “Epo, po”. Kështu që unë e putha dhe jam shumë e lumtur. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që do të puthja ndonjëherë një mbret. ishte një ndjesi që më erdhi në moment për ta ngushëlluar për humbjen e e nënës së tij.

Ai është i bukur, ai është i përsosur”, tha Jenny Assiminios për CNN.Mbreti i ri pritet të mbajë sot një fjalim drejtuar kombit në orën 18:00 me orën lokale.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.