No menu items!

Ambasadori britanik i shqetësuar për plagosjen në Shtërpcë: Mirëpres arrestimin e shpejtë të të dyshuarit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur i shqetësuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Në një reagim në Twitter, Abbott ka thënë se e mirëpret arrestimin e shpejtë të të dyshuarit.

“Isha i shqetësuar kur dëgjova për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejtë të të dyshuarit. Të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ambasadori britanik.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 31-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai është shprehur thellësisht i brengosur për plagosjen e dy të rinjve.

“Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin, i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”, ka shkruar Kurti.

Tutje, ai ka deklaruar se njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti, të cilin e ka quajtur papranueshëm dhe të dënueshëm

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.