No menu items!

Kurti: Kërkuam të shtohen trupat e NATO-s kur i kemi parë grupet “Ujqit e Natës” dhe Wanger-in në kufi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se kanë shprehur interesim që të sillen ushtarë shtesë në Kosovë, ai shtoi se megjithatë i takon KFOR-it dhe NATO-së të vendos kur, sa dhe si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë, interesimin megjithatë i takon KFOR-it dhe NATO-së se kur dhe sa e si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë. Mos të harrojmë që Kosova po investon vetë në mbrojtje.

Kur kemi parë grupe militare, pro ruse si Ujqit e Natës dhe mercenarët e Vagnerit në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë me shenjat e tyre dhe me parullat që thoshin ‘Lutuni zotit dhe mbahuni te Rusia’, kur kësaj i shtohet fakti që Serbia ka kërkuar që të kthehen 1000 ushtarët në Kosovë, pikërisht është e rëndësishme të shtohet numri i ushtarëve të NATO-së. Natyrisht këto janë vendime që merren diku tjetër, ndërkaq natyrisht se Serbia mori përgjigje negative nga KFOR-i”, tha Kurti në RTK

Ndryshe, nga KFOR-i kishin deklaruar se s’kanë marrë kërkesë zyrtare për një kërkesë të tillë.

“Nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Vendimet për madhësinë dhe strukturën e forcave merren nga Aleatët e NATO-s, bazuar në këshillat e komandantëve tanë ushtarakë. KFOR-i ka rritur praninë dhe patrullimet e tij në veri të Kosovës që nga tetori, dhe mbetet plotësisht i aftë për të përmbushur misionin e tij në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

Çdo ndryshim në qëndrimin e forcës sonë në KFOR mbetet i bazuar në kushte. Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik” – thuhet në përgjigjen nga NATO.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.