Ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, angazhimet e saj për një karrierë sa më të suksesshme nuk kanë të ndalur.
E bukura, këngëtarja Adelina Emini vazhdon të paraqitet si gjithmonë e kuruar deri në detajin e fundit, shkruan Raporto24.
E së fundmi, ajo është parë në promovimin e një libri në kryetytet, e që duket për bukuri.
Adelina e cila njëherit është edhe motra e ish- deputetes Njomza Emini, e cila aktualisht udhëheq Komitetin Paraolimpik shquhet për sharmin e saj.
Por, kjo nuk është e gjitha, Adelina vjen nga një familje tejet e respektuar dhe e suksesshme, transmeton Raporto24.
E motra e saj, Violeta është asambliste nga radhët e LVV-së në Prishtinë, kurse Vjosa një këngëtare kaq e veçantë në tregun muzikor.
Por, vlen të përmendim, ajo që ka marrë vëmendje më shumë është Adelina e cila patjetër se i mungon skenës muzikore, e veçanërisht potenca e saj vokale.
E kuqja që ajo mban veshur e bënë të duket thjesht magjepsëse./Raporto24/






