Kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se ka vizituar në spital ish-futbollistin e njohur kosovar, Shemsedin Abazi – i njohur për opinionin sportiv si “Shema”.
Përmes një postimi në Facebook, Ademi tha se Abazi, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit të Gjilanit dhe Kosovës, aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital.
Sipas tij, Abazi ishte ndër sulmuesit më të spikatur të futbollit kosovar gjatë viteve ’70 dhe ’80, duke lënë gjurmë të rëndësishme me paraqitjet e tij për klubet gjilanase dhe në përfaqësimin e futbollit të Kosovës,shkruan Ademi trasmeton Raporto24
“Shpejtësia, driblimet dhe instinkti për gol e bënin atë një nga lojtarët më të dashur për tifozët dhe një figurë që do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së sportit tonë”, ka shkruar Ademi.
Ai theksoi se gjatë vizitës ka biseduar me Abazin për karrierën e tij të gjatë sportive, por edhe për sfidat me të cilat ai po përballet aktualisht, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe atë ekonomik.
Ademi shtoi se Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë pranë figurave që kanë dhënë kontribut të madh për futbollin kosovar.

Në fund, ai i uroi ish-sulmuesit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim pranë familjes dhe miqve, duke theksuar se legjendat e futbollit nuk harrohen kurrë. ⚽/Raporto24/





