Në natën finale të “Big Brother VIP Kosova”, përveç shpalljes së fituesit Londrim Metaj, vëmendje të madhe morën edhe paraqitjet në tapetin e spektaklit.
Një nga emrat që dominoi diskutimet ishte ish-banorja Alba Pollozhani, e cila u rikthye si e ftuar speciale dhe tërhoqi menjëherë sytë e publikut me stilin e saj elegant. Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi nga shtëpia e njohur e modës Balmain, një zgjedhje luksoze që, sipas burimeve të “vipstory.alb”, kap vlerën rreth 25 mijë euro, transmeton Raporto24.
Dizajni i veçantë dhe prerja që theksonte linjat e trupit e kthyen paraqitjen e saj në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes. Gjatë intervistës në skenë, Alba u shpreh e emocionuar për rikthimin në finale dhe falënderoi publikun për mbështetjen që ka marrë që prej pjesëmarrjes në format.
Edhe pse nuk ishte pjesë e garës finale, ish-banorja arriti të rrëmbejë vëmendjen e natës, duke u renditur mes paraqitjeve më të spikatura të spektaklit.



