“Albin Kurti: Kujtojmë me nder dëshmorët e lirisë së Kosovës”

Sot, në përvjetorin e 27-të të rënies heroike, i kujtojmë me nder dëshmorët e lirisë së Kosovës: Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri.

Më 6 nëntor 1998, këta pesë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë në luftime me forcat serbo-jugosllave, të cilat shfrytëzuan armëpushimin e muajit tetor për të vendosur patrulla në udhëkryqe dhe pika strategjike. Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici kishin marrë përsipër të shoqëronin një grup ushtarësh të sapoardhur nga Shqipëria nëpër Pagarushë deri në Drenicë, nën shoqërinë e Xhavit Elshanit. Atë ditë të premte, ata ranë në një pritë te Kryqi i Apterushës, ku bashkë me Tonin dhe Micin u vranë edhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri, ndërsa u plagosën Lulzim Ymeri dhe Kujtim Saraçi.

Trimëria e tyre në betejat në Kijevë, Bratotin dhe në fshatrat e Rahovecit frymëzoi njësitet e UÇK-së në Drenicë, Pashtrik dhe Dukagjin, duke u bërë histori nderimi për lirinë e Kosovës.

Lavdi luftëtarëve të lirisë, dëshmorëve të kombit!
Veprat e tyre, bashkë me shokët e tyre, të kujtohen gjithmonë me nderim.

— Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU