Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet.
Sot, së bashku me Myftiun Naim Ternava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rindërtimit të saj,shkruan kryministri Kurti ne facebook trasmeton Raporto24
Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore.
Në vijim, nënshkruam edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkesia Islame e Kosoves, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.
Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999./Raporto24/






