No menu items!

Apple humb vendin e parë si prodhues global, kryeson listën Samsung

Dërgesat e telefonëve nga Apple kanë pësuar një rënie prej 10 për qind në tremujorin e parë të 2024, shkaku i konkurrencës së madhe të telefonave Android.

Bëhet e ditur se dërgesat globale të telefonave Samsung janë rritur për 7.8 për qind gjatë periudhës janar-mars, duke e zënë kështu vendin e parë si prodhues global.

Ndryshe, Xiaomi si një nga prodhuesit kryesor të telefonave në Kinë, zë vendin e tretë, shkruan Reuters.

Samsung i Koresë së Jugut i cili së fundmi ka prezantuar serinë e re Galaxy S24 ka dërguar më shumë se 60 milionë telefona gjatë kësaj periudhe tremujore.

Kjo rënie e Apple thuhet se nënvizon sfidat me të cilat përballet kompania amerikane në treg, pasi disa kompani kineze e kufizojnë përdorimin e pajisjeve Apple nga punonjësit.

Ndryshe, gjiganti teknologjik do të mbajë një konferencë në qershor ku do të nxjerrë në pah përditësimet e softuerit që fuqizon iPhone, iPad dhe pajisjet tjera Apple.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.