Argjentina siguroi një vend në gjysmëfinale pas një fitoreje dramatike 3-1 ndaj Zvicrës, pas vazhdimeve, në çerekfinale, ku epërsia numerike e “Albicelesteve” rezultoi vendimtare.
Pavarësisht përjashtimit të Breel Embolos, që e la Zvicrën me dhjetë lojtarë, “Nati” luftoi me shumë zemër, por përvoja dhe thellësia e skuadrës argjentinase bënë diferencën dhe i siguruan kualifikimin mes katër më të mirave.
Argjentina mposhti Zvicrën me rezultat 3-1 pas vazhdimeve të dielën, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale.
Kampionët në fuqi triumfuan pasi goli i hershëm i Alexis Mac Allister u barazua nga reagimi këmbëngulës i zviceranëve, me anë të Dan Ndoye.
Albicelestet” dominuan pjesën më të madhe të kohës së rregullt, por e patën të vështirë të çanin organizimin mbrojtës të Zvicrës, ndërsa Emiliano Martinez me pritjet e tij vendimtare e mbajti Argjentinën në avantazh përballë presionit të vazhdueshëm zviceran.
Kartoni i kuq i Embolos dukej se e anoi përfundimisht ndeshjen në favor të Argjentinës, por zviceranët nuk u dorëzuan dhe vazhduan të sulmonin me një rezistencë të jashtëzakonshme, pavarësisht se luanin me një lojtar më pak gjatë gjithë vazhdimeve.
Julian Alvarezi shënoi golin vendimtar të ndeshjes, në minutën e 112-të – madje një supergol.
Lautaro Martinez vulosi kualifikimin në minutën e 122-të, duke realizuar me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë pasi topi u rikthye te ai pak jashtë zonës, duke dërguar Argjentinën në gjysmëfinale.
Argjentina në gjysmëfinale do të luajë ndaj Anglisë


