Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga komentet e pahijshme të komentatorit, Andin Lokaj

Artmotion ka shprehur keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj, në ndeshjen e luajtur sonte në mes të Juventusit dhe Interit në kanalin Sport1.

Përmes një deklaratë në Facebook, kompania thotë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.

Tutje, Artmotion thotë se në momentin që ka vërejtur se çfarë ka ndodhur, ka marrë masa të menjëhershme për ta ndërruar komentatorin duke e zëvendësuar atë me Arbon Flugajn.

Poashtu, në deklaratë bëhet e ditur se ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.

ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen”, thuhet më tutje në postim, njofton Klankosova.tv.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU