Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Rrustem Mustafa ka qenë deputet i PDK-së në dy legjislatura, ndërsa gjatë luftës çlirimtare ishte ish-komandant i Zonës Operative të Llapit dhe bashkëluftëtar i heroit Zahir Pajaziti.
Burime të sigurta për Raporto24 bëjnë të ditur se ish-komandanti i Zonës së Llapit do të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.





