Belgjika eliminon Senegalin në një ndeshje dramatike!

Përfaqësuesja e Belgjikës është kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3:2 pas vazhdimeve në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Seattle.

“Djajtë e Kuq” arritën një rikthim të pabesueshëm, pasi deri në minutën e 86-të ishin në disavantazh prej dy golash.

Heroi i belgëve ishte Youri Tielemans, i cili realizoi dy herë, përfshirë golin e fitores nga pika e bardhë në minutën e 125-të. Një gol për Belgjikën e shënoi edhe Romelu Lukaku, ndërsa për Senegalin realizuan Habib Diarra dhe Ismaila Sarr.

Ndeshja nisi me dominimin e Senegalit, i cili krijoi rastet e para serioze. Belgjika pati tentativën e parë në minutën e nëntë me Leandro Trossard, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Ismaila Sarr goditi shtyllën pas një reagimi jo të mirë të Thibaut Courtois.

Presioni i Senegalit u shpërblye në minutën e 25-të. Sadio Mane asistoi për Sarr, gjuajtja e të cilit përfundoi sërish në shtyllë, por Habib Diarra ishte në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë epërsinë skuadrës afrikane

Deri në fund të pjesës së parë, Senegali vazhdoi të ishte më i rrezikshëm, ndërsa portieri Yehvann Diouf neutralizoi përpjekjet e belgëve dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1:0.

Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të keqe për Belgjikën. Në minutën e 51-të, Moussa Niakhaté dërgoi një top të shkëlqyer pas mbrojtjes belge, ndërsa Ismaila Sarr përfitoi për të dyfishuar epërsinë në 2:0

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU