Belgjika eliminon SHBA-në dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës

Kombëtarja e Belgjikës ka siguruar një fitore bindëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultat 4:1, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, duke prerë biletën për në çerekfinale.

Belgët dominuan që nga fillimi i takimit dhe epërsinë e krijuan qysh në pjesën e parë. Protagonisti kryesor ishte Charles De Ketelaere, i cili realizoi dy gola.

SHBA-ja arriti të shënojë golin e vetëm me Malik Tillman, por nuk ia doli të rivalizojë me belgët, të cilët në pjesën e dytë vulosën fitoren me golat e Romelu Lukakut dhe Hans Vanaken.

Me këtë fitore, Belgjika avancon në çerekfinale të Kupës së Botës, ku do të përballet me Spanjën, ndërsa SHBA-ja i jep fund aventurës së saj në turne pas eliminimit në fazën e 1/8 së finales./Raporro24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU