Bregu i Fildishtë mposht Ekuadorin në fund, Diallo vendos ndeshjen

Bregu i Fildishtë e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke triumfuar 1–0 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e Grupit E të zhvilluar në Filadelfia.
Ekuadori ishte skuadra më e rrezikshme në pjesën e parë dhe krijoi disa raste të pastra shënimi, madje goditi edhe traversën disa herë, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola, Bregu i Fildishtë goditi në minutën e 90-të. Pas një aksioni të shkëlqyer të Diomande, sulmuesi Amad Diallo realizoi golin vendimtar që u dha afrikanëve tri pikë shumë të rëndësishme në start të turneut.
Me këtë fitore, Bregu i Fildishtë merr një avantazh të rëndësishëm në Grupin E, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania dhe Curaçao, ndërsa Ekuadori mbetet pa pikë pavarësisht paraqitjes së mirë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU