Trump dhe Irani arrijnë marrëveshje që përfshin hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Sipas një zhvillimi diplomatik të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje që pritet të hyjë në fuqi të premten. Presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA do të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane dhe se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet pas nënshkrimit të marrëveshjes. Teksti i plotë i saj ende nuk është bërë publik,shjruan CNN trasmeton Raporto24
Foto:Blerim Uka
Hapat e ardhshëm:
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit bëri të ditur se bisedime të tjera do të zhvillohen në Zvicër pas ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të premten. Ai shtoi gjithashtu se negociatat 60-ditore për programin bërthamor do të nisin vetëm pasi SHBA të lirojë miliarda dollarë fonde të ngrira.
Foto:Bleeim Uka
Rënia e çmimeve të naftës:
Pas lajmit për marrëveshjen, çmimet e naftës Brent dhe ato të naftës së papërpunuar në SHBA shënuan rënie të dielën. Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike për furnizimin global me naftë, kishte mbetur praktikisht e mbyllur që nga shkurti/Raporto24/


