Brikena Selmani ka dhuruar një nga momentet më të ndjera gjatë emisionit “Top Arena”, teksa ka shfrytëzuar transmetimin live për t’i bërë një urim të veçantë babait të saj, i cili feston ditëlindjen, shkruan Raporto24.
Gjithçka nisi pasi moderatori Edi Manushi e kujtoi këtë datë të rëndësishme dhe i uroi publikisht ditëlindjen babait të Brikenës.
E prekur nga gjesti, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” iu drejtua kamerës me fjalë të thjeshta, por plot emocion:
“Babi, shumë urime për ty. Të dua shumë”, tha ajo.
Pas këtij momenti, edhe Mateo Borri iu bashkua urimit duke thënë me humor dhe përzemërsi: “Naim, u bëfsh edhe 100 vjeç”.
Urimi i Brikenës u prit me buzëqeshje në studio, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe familjare në emision.


