Një pyetje e Brikenës mjaftoi! Selin shpërthen me akuza që trazuan rrjetet sociale

Një intervistë që në pamje të parë dukej e qetë është kthyer në temën më të komentuar në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.

Në puntatën e fundit të “Top Arena”, Brikena Selmani kishte të ftuar në rubrikën “Kaq” ish-banoren e “Big Brother VIP”, Greta Kazazin. Biseda mori një kthesë interesante kur Brikena riktheu në vëmendje raportet e krijuara gjatë kohës së reality show-t.

Ajo e pyeti Gretën nëse, pas përfundimit të formatit, vazhdonin ende bisedat për të mes ish-banorëve, duke përmendur edhe emrat e Selinit, Shëndritit dhe Gimbos.

Greta zgjodhi një përgjigje diplomatike, duke theksuar se loja tashmë ka përfunduar dhe se për të gjithë ish-banorët ruan respekt, pavarësisht asaj që ka ndodhur brenda shtëpisë.

Por, duket se intervista nuk kaloi pa pasoja. Pak pas transmetimit të emisionit, Selin publikoi në Instastory një mesazh me tone të forta, ku ndau një shkrim mbi çrregullimin e personalitetit narcisist, të shoqëruar me një koment ironik.

“Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale që ato që më humbin në TV mi nxjerr Zoti në IG… Gjithsesi, sharing is caring…”, shkroi ajo.

Edhe pse nuk përmendi asnjë emër, koha e publikimit dhe përmbajtja e mesazhit kanë bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një reagim të drejtpërdrejtë ndaj Brikenës, duke ndezur sërish diskutimet mes fansave të “Big Brother VIP”.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU