Kushtrim Kelani ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjetet sociale, i cili nuk kaloi pa u komentuar, shkruan Raporto24.
Gjatë orëve të vona të natës, ai publikoi në Instastory një selfie të realizuar brenda veturës, ku shihet në shoqërinë e Aurorës. Edhe pse fotografia ishte e thjeshtë, ajo mjaftoi për të ndezur reagime të shumta dhe për të zgjuar kureshtjen e fansave.
Çifti nuk ka zbuluar se ku po udhëtonin apo çfarë i bashkoi në atë dalje të vonshme, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme nga ndjekësit.
Nuk është hera e parë që paraqitjet e Kushtrimit dhe Aurorës bëhen temë diskutimi. Çdo moment që ata ndajnë me publikun vazhdon të tërheqë interes të madh dhe të dominojë komentet në rrjetet sociale.



