Zhduken fotot nga Kep Merli! Veprimi i papritur i Dua Lipës ndez debatet në rrjet

Një lëvizje e fundit e Dua Lipës në Instagram ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave. Këngëtarja me famë botërore duket se ka hequr nga profili i saj disa fotografi të publikuara gjatë pushimeve në Kep Merli, imazhe që prej vitesh promovonin bukuritë e rivierës shqiptare, transmeton Raporto24.

Sipas raportimit të Vox News, fotografitë nuk figurojnë më në llogarinë zyrtare të artistes. Ky veprim vjen në një periudhë kur emri i Dua Lipës është rikthyer në qendër të diskutimeve pas deklaratave të saj për mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në podcastin e Lea Ypit, artistja u shpreh në mbështetje të ruajtjes së mjedisit dhe kritikoi ndërhyrjet që dëmtojnë zonat natyrore, duke vlerësuar rëndësinë e mbrojtjes së tyre.

Fshirja e fotografive ka nxitur interpretime të ndryshme në rrjetet sociale. Disa e lidhin atë me debatet e fundit që kanë përfshirë Kep Merlin, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të bëhet fjalë thjesht për një riorganizim estetik të profilit të saj në Instagram, praktikë që artistja e ka ndjekur edhe më herët.

Kep Merli ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të zhvillimeve urbanistike dhe diskutimeve mbi mbrojtjen e zonave bregdetare. Për një kohë të gjatë, fotografitë e Dua Lipës nga kjo zonë janë konsideruar si një promovim i rëndësishëm i turizmit shqiptar, ndërsa tani mungesa e tyre ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU