Çfarë po ndodh? Dëgjohen klithma gjatë lidhjes direkte të analistit shqiptar në një emision

Përfitimet e teknologjisë i kuptuam sidomos gjatë pandemisë, pasi patëm mundësi të komunikonim, punonim e mësonim në distancë.

Por, gjatë kësaj periudhe kemi qenë dëshmitarë edhe të shumë situatave kur njerëz të ndryshëm janë tradhtuar nga teknologjia. Së fundmi, një situatë e sikletshme i ka ndodhur avokatit Spartak Ngjela gjatë një transmetimi live me “News24”.

Avokati po zhvillonte një lidhje me Skype me gazetaren Ola Bruka, teksa Ngjela fliste për gjendjen e tensionuar mes Bashës dhe Berishës, dëgjohet papritur zëri i një videoje porno.

Vetë avokati reagoi i habitur teksa dëgjon në kufje zërin e një gruaje dhe pyet gazetaren: “Çfarë është kjo, ça ka kështu?”.

/News31

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU