City barazon rezultatin ndaj Realit, me një lojtar më pak

Manchester City ka arritur që ta barazojë rezultatin ndaj Real Madridit.

Në “Etihad” po zhvillohet ndeshja e dytë kthyese e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Erling Haaland me golin e tij në minutën e 41-të, i është kundërpërgjigjur golit të Viniciusit në minutën e 22-të, i cili shënoi nga penalltia.

City është me një lojtar më pak që nga minuta e 21-të, kur Bernardo Silva u ndëshkua me karton të kuq, pasi e shkaktoi penalltinë, pas prekjes me dorë në vijën fatale të portës. Rezultati i përgjithshëm është 4-1 për Realin./GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU