Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, gjatë muajit mars do të zhvillojë dy ndeshje ndaj Islandës, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se tashmë kanë dal në shitje biletat për ndeshjen si nikoqire, e cila zhvillohet me 20 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45
Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.


