No menu items!

Deliu për vizitën e Kurtit në Skenderaj: Do të duhej të realizohej nga përgjegjësia, jo nga presioni

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, vizitën e sotme të kryeministrit, Albin Kurti në Skenderaj për shkak të vërshimeve po e sheh si shkak i reagimi publik dhe jo si përgjegjësi e Kurti.

Deliu-Kodra ka thënë se Kurti do të duhej ta vizitonte Skenderajn për shkak të përgjegjësisë që ka dhe jo për shkak të presionit që i është bërë atij për ta vizituar këtë komunë të prekur nga vërshimet nga reshjet e shiut.

“Kryeministri bëri mirë që më në fund vendosi të vizitojë Skënderajn, komunën më të prekur nga përmbytjet. Megjithatë, kjo vizitë përveç që do të duhej të realizohej me kohë, do të duhej të vije, mbi të gjitha nga ndjenja e përgjegjësisë dhe jo si reagim ndaj presionit të gjerë publik.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, ajo shpreson që Qeveria Kurti do të ndryshojë qasje ndaj rajonit të Drenicës.

“Shpresoj që Qeveria do të tejkalojë qasjen e deritanishme të krijuar ndaj rajonit të Drenicës dhe t’u përgjigjet nevojave emergjente të qytetarëve të dëmtuar rëndë nga vërshimet.” – përfundon ajo.

Ndryshe pas katër ditëve nga vërshimet në Skenderaj, sot kryeministri Kurti ka vizituar këtë komunë.

Kurti nuk ka shkruar për vizitën e tij, por ishte kryetari Fadil Nura ai që publikoi fotografi nga vizita e Kurtit në Skenderaj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU