​Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në kampionatin më prestigjioz në Evropë

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në kampionatin e 77-të ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026”, i mbajtur në Sofje të Bullgarisë, përcjell KosovaPress.

Në finalen e madhe të kategorisë deri në 60 kg, Sadiku u përball me boksieren braziliane Rebeca De Santos në një luftë tejet intensive dhe emocionuese.

Pas tre raundeve të forta, rezultatet e gjyqtarëve treguan dominimin e boksieres sonë. Sipas tabelës zyrtare të pikëve, tre nga pesë gjyqtarë i dhanë fitoren Donjetës me rezultatet 29-28 dhe 30-27, duke konfirmuar epërsinë e saj në raundet vendimtare.

Ky sukses i madh vërteton formën e shkëlqyer të Sadikut dhe ngre lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të boksit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU