Drejt përfundimit ura kineze që po “zhduk” Bosnjën nga harta e turizmit ndërkombëtar

Gjuha e gjatë e tokës e bregdetit dalmat, që praktikisht nga Spliti çon deri në Dubrovnik dhe me tutje, në kufirin me Malin e Zi, ndahet në një pikë të vetme, e gjatë vetëm 9 kilometra, që përfaqëson aksesin e vetëm në det të Bosnje Hercegovinës.

Ky korridor identifikohet me qytezën turistike të Neumit, plazhi i vetëm ku boshnjakët ndihen si në vendin e tyre.

Në 1996, marrëveshja që merr pikërisht emrin e kësaj qyteze parashikonte që shtetasve kroat do të sigurohej kalim pa pengesa në dy anët e Dalmacisë, por kjo marrëveshje si dhe ajo për njohjen e kufijve e firmosur nga presidentët e atëhershëm Franjo Tugjman dhe Alija Izetbegovic nuk u ratifikua kurrë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU