“E çan borën si i çmendur” – Aventurë brutale me motor në majat e Bjeshkëve të Nemuna

Bjeshkët e Nemuna. Kur të tjerët qëndrojnë në shtëpi me çaj të nxehtë, këta djem dalin në temperatura -10°C dhe ngjiten me motor atje ku zakonisht shkon vetëm shqiponja. Borë deri në gjunjë, mjegull që të pret frymën, dhe ata – gazin deri në fund.

Me një Kawasaki të modifikuar për borë, makina nuk lëviz… fluturon. Çdo shtypje e gazit duket si një thirrje drejt malit: “Hapu, po vij!”. Terren i rrëshqitshëm, pjerrësi e fortë, zero falje – por adrenalina është më e fortë se frika.
Në foton e realizuar në majë, dy sportistë buzëqeshin – qartë: “Ia dolëm”. Pas tyre shtrihet një panoramë që ta ndal zemrën: poshtë reve, mbi borë, në një ambient që nuk toleron gabime.
❄️ Nuk është për zemra të dobëta
Kjo nuk është shëtitje vikendi. Kjo është disiplinë, forcë, teknikë dhe pak çmenduri e bukur:/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU