E paparë! – Shikoni se si snajperisti ukrainas me nofkën “Odesa” eliminon me saktësi dy ushtarë rusë

Një snajperist ukrainas ka vrarë dy ushtarë rusë në qytetin e Bakhmutit të Ukrainës, aty ku luftimet janë ende duke vazhduar.

Bëhet fjalë për snajperistin me nofkën “Odesa” i cili operon me një pushkë të tipit UAR-10, transmeton Telegrafi.

Sipas pamjeve të publikuara nga Fronti Ukrainas në rrjetin social X, snajperisti i forcave ukrainase arriti që të eliminojë dy ushtarët rusë me saktësi qitjeje.

Ushtarit ukrainas nuk iu desht shumë vështirësi të qëllojë dy trupat e ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin.

Ndryshe, situata në vijën e frontit të luftimeve mbetet ende e vështirë, duke qenë se ende nuk ka pasur avancim të theksuar nga forcat ukrainase.

Luftimet kryesisht janë të fokusuara në lindje të Ukrainës gjegjësisht në rajonin Donbas të vendit. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU